Ylli i Nice, Khephren Thuram është në listën i Interit në afatin kalimtar të kësaj verë, raporton ‘Calcio Mercato’.
‘Nerazzurët’ të cilët po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që titullin e kamponit ta rikthejnë në shtëpinë e tyre, tashmë janë duke menduar edhe për përforcime gjatë kësaj verë.
21 vjeçari i skuadrës franceze, Nice është dëshira e internistëve. Interi Thuram-in e sheh mbështetës të kroatit Marcelo Brozovic.
Interi thuhet se tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të pytur rreth mundësisë së talentit francez në qytetin e Modës.
Ndryshe, Interi është duke e monitoruar edhe shqiptarin e Empolit, Kristjan Asllanin si dhe Morten Hjulmand e Leçes.