Dinamo do të përballet me Skënderbeun në Kamëz në takimin e javës së 33-të të kampionatit shqiptarë, sfidë ku përballë do të jetë dy skuadrat që janë thuajse të rëna në Kategorinë e Parë.
Në konferencën për shtyp, trajneri Rodolfo Vanoli do të kërkojë të marrë fitoren e parë në stolin e Dinamos, teksa teksa zbuloi edhe kontratën me presidentin Bardhi.
SHQIPËRIA – “Nuk ishte e vështirë, pjesa më e vështirë kanë qenë rezultatet. Skuadra më pëlqen, është rritur në nivel, por na kanë dëmtuar gabimet teknike të individëve. Në përgjithësi, eksperienca në Shqipëri është shumë pozitive.
E ARDHMJA – “Kam ardhur këtu për 3 vite, kjo është kontrata me presidentin. Nuk erdha këtu për disa muaj. Dinamo kishte 10 vite larg Superiore, presidenti më thirri të sjell këtu filozofinë time, por edhe të atij. E dinim që kishte vështirësi, por pranova sepse Dinamo e meriton diçka shumë të rëndësishme”.