Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Norwichit dhe West Hamit, e vlefshme për xhiron e 36-të në Premierligë.
Norwich është pa gjasa për mbijetesë dhe do t’i luajë ndeshjet e fundit pa presion dhe pa një objektiv për të arritur.
Në anën tjetër, West Hami gjendet në zonën ku dërgon në Conference League dhe do të synojë pozitën e gjashtë, ku gjendet Manchester United.
Për Norwichin nga minuta e parë do të luajë edhe ylli kosovar, Milot Rashica.