Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, shënoi golin e parë në Serinë A për këtë sezon me fanellën e Atalantës.
Shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73-të në sfidën ndaj Specias së Rei Manajt.
Pas asistim të Demiral, Gjimshiti goditi saktë me kokë, duke ngritur përkohësisht shifrat në 1-2, teksa Atalanta shënoi edhe të tretin në të 87-tën me Pasaliç.
Në përfundim të sfidës, 29-vjeçari shqiptar u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Gjimshiti regjistroi 82% të pasimeve të sakta, teksa fitoi 4 nga 7 duelet në total me kundërshtarët.