Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, shpërthen me gol në Kampionatin e Francës.
Clermont ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Montpellier-it.
Rashani paraqitet për Clermont dhe shënon në minutën e 4-të. Në minutën e 10-të Rashani lëndohet dhe largohet nga loja.
Montpellier barazon me golin e Chotard në minutën e 33-të.
Në minutën e 69-të, Bayo shënon nga penalltia për 2:1.
Montpellier është në vend të 13-të me 43 pikë e Clermont i 16-ti me 36 pas 36 jave.