Kanë përfunduar 45 minutat e para të të gjitha ndeshjeve të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 34-të.
Vetëm dy gola janë realizuar në pesë ndeshje të cila kanë filluar që të gjitha nga ora 15:00.
Gjilani është duke avancuar me epërsi minimale 1-0 në “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit derisa golin e ka realizuar Krasniqi në minutën e parë të takimit.
Goli tjetër është realizuar në ndeshjen mes Ulpianës dhe Prishtinës në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti. Goli erdhi në minutën e 31-të.
Ndërkohë nuk ka gola në ndeshjet e më poshtme:
Drita 0-0 Dukagjini
Feronikeli 0-0 Ballkani
Malisheva 0-0 Drenica