Laçi do të përballet sot në orën 16:45 me Kastriotin për raundin e 33-të të Abissnet Superiore, në një takim që tani nga kurbinasit luhet për të blinduar vendin e dytë në renditje.
Laçi vjen nga fitorja fitorja me rezultatin 2-0 ndaj Egnatias dhe tashmë do grumbullimin e sa më shumë pikëve, për të qenë i paarritshëm nga ekipet që ndodhen më poshtë në renditje, teksa Kastrioti do të rikthehet te fitorja pas ndalesës së fundit që pati ndaj Skënderbeu, me korçarët që i ndalën me rezultatin 2-0.
Tashmë dy trajnerët Shpëtim Duro dhe Emiliano Çela kanë zgjedhur formacionet më të cilët do të nisin këtë sfidë, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në “Supersport 3”.
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Turkaj, Malota, Velija, Ujka, Shehu, Deliu, Adeleke, Guindo, Mazrekaj.
Trajneri: Shpëtim Duro
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Onanuga, Okebugwu, Kodra, Basha, Greca, Ajazi.
Trajneri: Emiliano Çela.