Arsenali bën edhe një hap të madh drejt garave të Champions League.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Leeds Utd, në takimin e javës së 35-të të Premier League.
Arsenali renditet në vend të katërt me 66 pikë, ka 4 pikë më shumë se Tottenham pas 36 jave, por si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra palë kanë edhe tre ndeshje deri në fund.
Leeds është në pozitën e 18-të me 34 pikë dhe në zonën e kuqe.
Nketiah (5' e 10') shënoi për Arsenalin dhe Llorente (66') për Leeds Utd.
Mysafirët nga minuta e 27-të mbeten pa një lojtar, Aylling përjashtohet me karton të kuq.