Prishtina me lehtësi ka fituar me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës së Ulpianës, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Prishtina arriti pikët e qetësisë dhe është larg zonës së barazhit, e cila tani zë vendin e pestë me 48 pikë pas 34 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Ulpiana është në vend të nëntë me 34 pikë.
Derbi i të rrezikuarve mes Malishevës dhe Drenicës së Skenderajt, përfundoi pa fitues, 0:0.
Malisheva është në vend të shtatë me 44 pikë e Drenica po ashtu me 44 sosh por gjendet një pozitë më poshtë. Mbi 3000 shikues ishin në stadiumin “Liman Gegaj’ në Malishevë.