Malisheva i ka ndarë pikët në përballjen me Drenicën që duelin që u luajt në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaçi ka thënë se në pjesën e dytë ishin më të mirë, por që kartoni i kuq i Hasan Hysenit i penalizoi shumë ata.
“Mendoj se pjesa e dytë na takoi neve për nga rastet e krijuara dhe njërën prej tyre është dashur ta realizojmë.
Kartoni i kuq i marrë nga Hasan Hyseni na penalizoi dhe na ndryshoi planet”, ka deklaruar fillimisht ai për Art Sport.