Gara për titullin e Eredivisies, rihapet kur kanë mbetur për t’u luajtur dy javët e fundit. Në raundin e 34-t, Ajaxi i Amsterdamit bëri një hap të gabuar teksa barazoi 2-2 në fushën e AZ Alkmaarit, duke i dhënë mundësi PSV Eindhovenit për të ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me kreun.
“Harkëtarët”, edhe pse kaluan të parët në epërsi me Brobbay në fundin e fraksionit hapës, pas bashkëpunimit që pati me Taylor, nuk ia dolën të merrnin maksimumin e pikëve, pasi vendësit barazuan në të 62-tën me Pavlidis, për të ardhur më pas te goli I 2-1, i shënuar nga Evjen.
Gjithsesi, Ajaxi arriti të shnangte humbjen falë golit të Alvarez të shënuar katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Është duke përfituar nga barazimi i Ajaxit PSV Eindhoveni, që po fiton 1-2 përballë Feyenoordit të Roterdamit, falë një dygolëshi të shënuar nga Gakpo brenda gjysmë ore lojë (16’, 29’), ndërsa golin për finalistin e Conference League e realizoi Dessers pak para fundit të sfidës.