Skuadra shqiptare, Renova e Xhepçishtit të Tetovës, u tregua superiore për Skopjen, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Tre pikë për Renovën që ia përforcojnë pozitën në mesin e tabelës.
Golat i realizuan Borja në minutën e 63-të e Jusufi në atë të 85-tën.
Renova renditet në vend të gjashtë me 45 pikë e Skopje në të nëntin me 32 sosh pas 32 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Kjo ishte java e parafundit dhe Renova megjithatë ka arritur rezultate të mira në krahasim me kampionatin paraprak.