Igor Silva, 26 vjeç, u godit me thikë në orët e para të kësaj të diele, gjatë festimeve të titullit kampion kombëtar te FC Porto pranë Estádio do Dragão, dhe përfundoi duke mos i bërë ballë lëndimeve.
Përplasjet kane nisur në Estádio da Luz, kur burri u përfshi në përplasje me tifozë të tjerë. Në Porto i riu ka përfunduar i plagosur me thikë. Policia identifikoi dy të dyshuar për sulmet fatale. Burrat, baba dhe bir, i përkasin skuadrës së tifozëve të Super Dragons.
I riu u shpëtua nga mbështetësit e tjerë, të cilët ndodheshin në vendngjarje, por përfundoi pa mbijetuar. E dashura e viktimës, Elisabete Pinho, 25 vjeç, u sulmua gjithashtu dhe më pas është liruar.
Qindra njerëz u mblodhën në afërsi të Estádio do Dragão. Në vendngjarje ndodheshin disa elementë të Policisë së Sigurisë Publike, si dhe një automjet Inem, i cili u thirr gjithashtu.
Grindja fillon në Lisbonë me Igor Silvën, viktimën e vdekshme, dhe Marco Orelhas. Viktima hodhi dy gurë ndaj Marco Orelhas, numri dy i tifogrupit te Super Dragons dhe më pas iku.
Kur Igor mbërriti në Porto, duket se eshhte identifikuar dhe me pas eshte dhunuar. Dëshmitë janë kontradiktore. U identifikuan Marco Orelhas dhe djalin e tij që e shoqëronte. Procesi i kaloi policise.