Ndeshja e sotme mes Veronës dhe Milanit është padyshim vendimtare për fatet e titullit kampion në Serinë A.
Kuqezinjtë kanë parë Interin t’i kapërcejë në renditje e tashmë duhet t’i përgjigjen flakë për flakë që të ruajnë vendin e parë, kur mbeten edhe 2 javë të tjera pas kësaj sfide.
Te vendasit, Tudor nuk ka kursyer sulmin, duke i besuar Simeones me Barak e Kaprari pas krahëve të tij. Ndërsa te Milani, Piali i ka bërë një vend nga minuta e parë në fushë Selemakers e Kruniç, të cilët bashkë me Leaon duhet të mbështetin Zhiru të avancuar.
FORMACIONET ZYRTARE
VERONA (3-4-2-1): Montipo; Kasale, Gynter, Çekerini; Faraoni, Tameze, Iliç, Lazoviç; Barak, Kaprari; Simeone.
Trajner: I. Tudor
MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kesi; Selemakers, Kruniç, Leao; Zhiru.
Trajner: S. Pioli.