Atletico Madridi është "kockë e fortë" për Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në takimin e javës së 35-të të kampionatit spanjoll.
Fitore shumë e vlefshme dhe që ia përforcon pozitën e katërt.
Reali u mundua por nuk arriti të marrë pikë nga stadiumi “Wanda Metropolitano”.
Futbollisti Carrasco në minutën e 40-të shënoi nga penalltia, duke ia siguruar fitoren.
Ndeshja u shikua nga 63.874 shikues, duke krijuar atmosferë të bukur sportive në stadium.
Reali kryeson me 81 pikë e Atletico zë pozitën e katërt me 64 sosh.