Liridon Leci i cili është ndihmës-trajner tek Flamurtari, gjithashtu analistë në emisionin Kamp10nët, flet për skuadrën e Llapit.
“Po e them nga kjo studio, Llapi sezonën tjetër mund të shpallet kampion, per shkak të matematikav që mund ti bëj, dhe është duke i bërë” – Deklaroi ish-mbrojtësi i Llapit në edicionin 2019/20.
Leci vitin e fundit në karrierën e tij profesionale e kishte zhvilluar pikërisht në Llap.
Ai me skuadrën llapjane fitoi Kupën e Kosovës, por që fati i tij i keq ishte që të lëndohej rëndë në stërvitje me bardhekaltërit.