Shiu i rrëmbyer ngre lart barin e fushës dhe e shndërron në një “trampolinë!
Shirat e rrëmbyeshëm pushtuan jugun e Italisë ditën e djeshme, teksa mjaftuan vetëm tre orë për të përmbytur stadiumin e qytetit të Cerignolës,duke anuluar edhe ndeshjen e vendasve ndaj Brindisit.
Uji mbuloi thuajse gjysmën e fushës, ndërsa në gjysmën tjetër depërtoi poshtë tapetit të gjelbër, duke e ngritur atë lart dhe kaq mjaftoi që një nga personat të bënte edhe humor, duke kërcyer mbi tapetin mbi ujë.
Ndeshja mes Cerignolës dhe Brindisit ishte e vlefshme për Serinë D italiane dhe tashmë pritet të caktohet një tjetër datë për zhvillimin e saj.