Skena të shëmtuara janë parë në derbin e sotëm mes Shkëndijës dhe Shkupit në takimin që u zhvillua në stadiumin e qyteti në Tetovë, ndeshja e cila përfundoi me barazim, 0:0.
Ndeshja ishte ndërprerë disa herë, kurse një minutë para se të fillojë pjesa e dytë tifozët e Shkëndijës, Ballistët, filluan të hidhnin gjësende të ndryshme në fushë, e ku më së keqi kaloi Ardit Iljazi.
Për Open-TV,mk, futbollisti i FC Shkupi rrëfen momentin fatkeq. “Unë duhej që të shkoja në nxemje, sepse isha i planifikuar që të hyjë në lojë. U nisa ta marrë markerin dhe pastaj nuk di çka ka ndodh.
Jam goditur me një shishe dhe më humbi vetëdija. E kam të çarë ballin dhe syrin e majtë e kam të lënduar. Më dërguan në spitalin e Tetovës. Tash ndihem më mirë. U mërzita shumë për këtë që ndodhi, por nuk ke çka të bësh. Qoftë e kaluar”, deklaroi Ardit Iljazi.
Sigurishtë për ndodhitë e sotme në stadiumi, KF Shkëndija do të ndëshkohet nga organet disiplinore të FFM-së.
Në javën e fundit të kampionatit, FC Shkupi do ta pres Akademija Pandev. Në atë ndeshjet pritet një festë e madhe në Çair, pasi çairasve do t’ju dorëzohet trofeu i kampioni.