Dy skuadrat e promovuara së fundmi në Premier League, Fulham dhe Bournemouth janë vënë pas portierit të Manchester United.
Dean Henderson nuk ka kaluar kohën më të mirë të mundshme tek United, duke qenë zgjedhja e dytë në balotazh me David de Gea.
Poriteri i ‘Djajve të Kuq’ mund të gjejë shpëtimin te dy skuadrat që së fundmi siguruan pjesëmarrjen në Premier League.
Sipas ‘The Sun’, të dyja Fulham dhe Bournemouth janë vënë pas Henderson.
Lojtarit i duhen minuta për të përmirësuar situatën e tij dhe për të marrë një ftesë te kombëtarja.
United mund ta ndihmojë një lëvizje të tij të paktën në formë huazimi, duke paguar një pjesë të pagës së tij.