Kylian Mbappé ndodhet në Madrid. “Ylli” francez i PSG-së është pikasur në kryeqytetin Spanjoll i shoqëruar nga Achraf Hakimi dhe vëllai i futbollistit maroken, Nabil.
23-vjeçari, i cili duhet të vendosë për ta ardhmen e tij në ditët e ardhshme, po kalon disa ditë në Madrid duke përfituar nga fakti se PSG e ka lënë të lirë deri të mërkurën. Ai është ndalur në restorantin Leña, së bashkë me miqtë e tij.
Prania e Mbappesë në Madrid shton zërat që e e çojnë te Reali i Madridit, dy muaj para përfundimit të kontratës me parizienët. Sipas versioni zyrtar, Mbappe ka shkuar në Madrid vetëm për pushime.
Ky udhëtim i Mbappésë në Madrid është një kapitull i ri i një telenovela që ka ofruar lloj-lloj prapaskenash. Pak ditë më parë u raportua nga mediet franceze se lojtari kishte ndryshuar qëndrim, duke pranuar rinovimin me PSG-në, por vizita e tij në Madrid sugjeron të kundërtën.