Chelsea pritet të përballet me një valë të madhe largimesh gjatë merkatos së verës.
Përveç repartit defensiv që pritet të gjymtohet nga largimi i Antonio Rudiger, Andreas Christensen e me gjasë edhe i Cesar Azpilicueta, largime mund të ketë edhe në të tjerat reparte.
Sipas raportimeve të fundit, Kepa Arrizabalaga është ai që dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Portieri spanjoll nuk është zgjedhja e parë në klub dhe vështirë se do të jetë përderisa Edouard Mendy të jetë aty.
Kështu, Kepa dëshiron të nis një aventurë larg ‘Stamford Bridge’.
Ai dëshiron të shkojë te një skuadër ku do të jetë opsioni i parë për portën.