Barcelona raportohet se e ka vënë në shitje Memphis Depayn për në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi holandez kaloi si lojtar i lirë në “Camp Nou” vitin e kaluar, por ai do të largohet këtë verë, sipas “Sport”.
Depay nuk po ka hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, i cili preferon që sulmi të përbehet nga Aubameyang, Torres dhe Demebele.
Edhe rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi ka shtuar edhe më shumë konkurrencën.
28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Kësisoj, Barcelona e ka mundësinë për të fituar nga shitja e Depayt këtë vit, para se t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.