Vendim i dhimbshëm, FC Lindorët tërhiqen nga garat

Futboll

Vendim i dhimbshëm, FC Lindorët tërhiqen nga garat

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:07
Vendim i dhimbshëm, FC Lindorët tërhiqen nga garat

Tre javë para përfundimit të kampionatit, klubi i futsallit FC Lindorët nga Presheva kanë njoftuar zyrtarisht se janë tërhequr nga garat në kuadër të  Ligës Regjionale të Nishit.

Shkak të këtij vendimi të padëshiruar janë arsyet financiare.

FC Lindorët njoftojnë se tani do të rikthehen një ligë më poshtë. Ata edhe pse janë të zhytur në borxhe si klub, prapë vullneti i djelmoshave për të përfaqësuar klubin me dinjitet në nivel lokal nuk ka munguar.

Nga FC Lindorët thonë se kanë bërë kërkesë për mbështetje edhe deri te Këshilli Komunal në Preshevë, por atyre sporti nuk iu intereson aspak.

"Edhe 3 xhiro kanë mbetur për të përfunduar liga e III-të. Përfundimisht kemi hequr dorë nga pjesëmarrja, çka do thotë zyrtarisht rikthehemi në ligën e mëposhtme. Të zhytur në borxhe si klub, prapë vullneti nuk i mungon këtyre djelmoshave për të përfaqësuar klubin tonë me dinjitet edhe në nivel lokal.

Meqenëse pushteti i kaluar nuk na dha mbështetje financiare, madje edhe shumën që na kishin ndarë 750 mijë nga organi i përkohshëm na kishin refuzuar. Na dhanë shpresa që do të na mbështesin kur organizuam mirëpritjen e yllit Betim Fazlijit, ku dhe kishim dëshmitar dhe sportistët nga diaspora, por gjitha ato u harruan.

Kërkesën ia kemi dorëzuar Këshillit Komunal në Preshevë për mbështetje financiare pushtetit të kaluar dy herë, sëfundmi ndryshoi pushteti lokal, me shpresë që do të na mbështesin dhe do vazhdonim garat por edhe sot nuk kemi marr përgjigje edhe nga ish pushteti dhe nga ata që janë sot. Jemi dëshmitar që spektri politikë në Preshevë në interes kanë vetëm punët e tyre, sporti nuk i intereson aspak. Le që nuk dijnë dhe nuk mbështesin po të paktën as nuk pyesin. Megjithatë për atë dëshprimi masiv i rinisë tonë është për arsye të tilla të politikës anti sportive për 21 vjet politikbërje të gabuar nga i gjithë spektri politikë preshevarë, ku tashmë 90 % e të rinjve tanë po ikin nga vendlindja.

Ju falemnderit për mirëkuptim gjithë dashamirëve të klubit!", njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat