Probleme në dhomën e zhveshjes

Futboll

Probleme në dhomën e zhveshjes

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:09
Probleme në dhomën e zhveshjes

Bayerni i Mynihut po shkon drejt fundit të sezonit me vetëm një trofe të fituar. Shkaku për ecurinë e dobët të gjigantëve gjermanë gjendet në dhomën e zhveshjes.

Sipas medias “Kicker”, lojtarët e huaj nuk arrijnë të kuptojnë analzat taktike të trajnerit të tyre.

Sipas këtyre futbollistëve, Nagelsmani flet shumë shpejt.

Duke qenë se tekniku i ri flet një gjermanishte të rrjedhshme, lojtarët të cilët janë të huaj e kanë të vështirë të kuptojnë atë çfarë ai dëshiron të përcjellë, duke qenë se nuk e kuptojnë në mënyrë të përkryer gjuhën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat