Liverpool po planifikon që të nisë bisedimet me Sadio Mane në fund të këtij sezoni që të vendosin paraprakisht për të ardhmen, kjo pasi nga Senegali, vendlindja e sulmuesit, po raportohej për interes të lartë nga ana e Bayern Munich dhe Barcelonës për 30-vjeçarin.
Mane ka edhe një vit kontratë me “The Reds” dhe bisedimet për të zgjatur qëndrimin e lojtarit në “Anfield” duket se ende nuk janë në rrugën e duhur.
Ndërsa ditët e fundit e ardhmja e sulmuesit po lidhet vazhdimisht me Bayern-in dhe Barçën, te Liverpool duket se janë të bindur se lojtari nga Senegali do të jetë pjesë e tyre për një kohë të gjatë.
Duke qenë se Mane, bashkë me Salah janë dy emrat kryesor të skuadrës së Liverpool, nëse do të rinovojë egjiptiani me kushtet e reja, atëherë edhe sulmuesi nga Senegali do të kërkojë të ketë kushte më të mira, pra pagë më të lartë.
Vetëm gjatë këtij sezoni të Premier League, 30-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka dënë 4 asist dhe sipas raportimeve të medieve britanike trajneri Jurgen Klopp nuk do të dëshironte të humbiste një nga emrat më të rëndësishëm të ekipit të tij, që ka kontribuuar deri në arritjen e finales së Champions League, ku përballë do të ketë Real Madrid, dhe vijojnë të jenë në garë më Manchester City-n për titullin dhe trofeun e elitës së futbollit anglez.