Mourinho: Tottenhami më shkarkoi pa arsye

Futboll

Mourinho: Tottenhami më shkarkoi pa arsye

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:25
Mourinho: Tottenhami më shkarkoi pa arsye

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për kohën e shkarkimit nga Tottenhami.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”, portugezi foli për periudhën kur ishte në krye të “Spurs”, nga nëntori i 2019-ën deri në prill të 2021-s, kur edhe u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Por, sot e asaj dite Mourinho e vlerëson të paarsyeshëm atë vendim të drejtuesve të Tottenham: “Jam në pjekurinë e karrierës dhe jetës sime, duke mos pasur më ndjenja të këqija.

Thjesht përpiqem të pranoj gjërat ashtu siç janë,por po, më dhemb. Këtë herë nuk mund të them se jam i privilegjuari sepse më ka ndodhur mua. Megjithatë për një djalë me karrierën dhe historinë time, mendoj se ishte një gjë e çuditshme që ndodhi", ka theksuar Mourinho.

Tottenhami është i vetmi klub në karrierën e tij, ku Mourinho nuk ka arritur të fitojë një trofe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat