Vetëm Bayerni është kampioni i Gjermanisë” – brohorisnin të gjithë në “Allianz Arena”. “Është një ndjenjë e bukur kur e mban trofeun në duar”, tha Manuel Neuer.
Pas barazimit 2:2 ndaj Shtutgartit, bavarezët morën të dielën trofeun e kampionatit.
“Ne jemi të lumtur që tani mund të mbajmë “Meisterschahlen” në duar, dhe tani festojmë me ta(tifozët)”, tha kapiteni. Herët e fundit mungonin spektatorët, ndaj ishte shumë e rëndësishme që tifozët të ishin sërish aty. Fatkeqësisht, jo gjithçka funksionoi në fushë.
Rezultati nuk është ai që donim, por mund të jetojmë me këtë gjë. Shtutgarti bëri më shumë pasi kishte më shumë nevojë për pikë.
Nuk mund të flasim për një marrje të lehtë të ndeshjes, por gjithsesi motivimi nuk është më ai që ishte pas ndeshjes me Dortmundin dhe kjo ishte e kuptueshme”.