Ferdinand i kërkon falje Mourinhos për kritikat e vitit 2019

Futboll

Ferdinand i kërkon falje Mourinhos për kritikat e vitit 2019

Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:12
Ferdinand i kërkon falje Mourinhos për kritikat e vitit 2019

Rio Ferdinand i ka kërkuar falje Jose Mourinhos për kritikat që i bëri rreth Manchester United në vitin 2019. Drejtimi 2-vjeçar e gjysmë i Mourinhos në “Old Trafford” mori fund në dhjetor 2018, pasi ai pagoi çmimin për fillimin e dobët të sezonit të “Djajve të Kuq”.

Trajneri portugez dështoi të përsërisë një eksperiencë të dytë në Premier League në sezonin 2017-2018, të cilin ai e përshkroi në mënyrë të diskutueshme si një nga arritjet më të mira të karrierës së tij të shquar, menjëherë pas shkarkimit.

Mourinho sugjeroi se njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh prapa skenave në ‘Old Trafford’, duke tërhequr kritika nga një numër ish-lojtarësh dhe ekspertësh, përfshirë Ferdinandin.

Legjenda e Manchester United tani ka pranuar se e gjykoi 59-vjeçarin shumë ashpër, megjithatë, pasi beson se komentet e tij janë provuar të sakta pas sezonit katastrofik të klubit 2021-2022: “Mendoj se citati i Jose Mourinhos është vërtetuar kaq mirë.

Dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’i kërkoj falje deri diku, për sa i përket mënyrës se si e shikova dhe gjykova, – tha Ferdinand në kanalin e tij ‘FIVE’ në YouTube.

– Unë ende mendoj se kishte të meta në disa nga mënyrat se si i trajtoi lojtarët, si i trajtoi disa nga situatat në të cilat ishte përfshirë. Por, për sa i përket shikimit në prapaskenë, atë që tha në vitin 2019 duke përfunduar i dyti në Premier League, e marrë të mirëqenë tashmë.

Ne mund të shohim se ka pasur gjëra të gabuara në prapaskenë, por në atë kohë nuk e dinim shkallën e problemit. Natyrisht që Jose Mourinho e ngriti shqetësimin në kohë.

Ai donte të hiqte qafe lojtarë të shumtë dhe të sillte lojtarë të caktuar. Padyshim që paga dhe kontrata të mëdha iu shpërndanë lojtarëve të caktuar dhe ai ka menduar: Ua, ua, ua, çfarë po ndodh?!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat