Barcelona pritet të jetë një kantier gjatë verës. Sipas mediave spanjolle pritet që në skuadër të ketë ndryshime të shumta.
Përbërja aktuale nuk ofron garanci dhe zhgënjimi ka qenë i plotë me vetëm një trofe të fituar në 3 sezone. Trajneri Ksavi është i ngarkuar të bëjë gati operacionin “Fshesa”.
Sipas gazetës “AS” janë të paktën nëntë lojtarë nga skuadra aktuale që rrezikojnë të përfundojnë jashtë ekipit për sezonin e ri.
Neto, Dest, Lengle, Mingeza, Umtiti, Luk de Jong, Depai, Riki Puig dhe Braithuejt pritet të largohen në verë.