Manchester City tashmë ka zyrtarizuar Erling Haaland si futbollisti i tyre më i ri.
City nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare në “Twitter”, njofton se kanë arritur marrëveshje me Dortmundin për transferimin e Haaland.
21-vjeçari do t’i bashkohet “Qytetarëve” më 1 korrik 2022.
Tani, gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar detajet e transferimit të norvegjezit te klubi anglez.
City transferoi sulmuesin e talentuar për shifrën prej 60 milionë euro dhe do të jetë në “Etihad Stadium” deri më 2027.
Paga e tij do të jetë 375 mijë funte në javë në të njëjtin nivel me De Bruyne.
21-vjeçari, tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore.