Operacioni i Manchester City-t për blerjen e Erling Haalandit u zvarrit për muaj të tërë. Në fakt, ishte një “luftë” e ashpër mes klubeve të mëdha, që në fund u fitua nga Citizens. Puna e Omar Berradas, menaxher i operacioneve të klubit, dhe Txiki Begiristain, drejtor i futbollit, ishte e jashtëzakonshme. Lidhjet me futbollistin dhe të atin u bënë më të ngushta, derisa të dy u bindën.
Shifrat e marrëveshjes gjithashtu mund të konsiderohen pozitive për City-n. Klubi anglez do t’i paguajë Dortmundit 60 milionë euro si klauzolë largimi, jo 75 siç është raportuar prej kohësh, ndërkohë që vlera në treg e gjigantit norvegjez ka shkuar 200 milionë euro.
Komisioni për babanë dhe menaxherin e futbollisti në fund do të jetë 30 milionë euro (dy pagesa nga 15 milionë).
Paga është një tjetër pikë me interes maksimal në këtë histori. City do t’i paguajë Haalandit 20 milionë euro neto, shifër që do ta bëjnë atë lojtarin e katërt më të paguar në botë. E vërteta është se klube të tjera të interesuara i ofruan kushte të ngjashme sulmuesit, ndaj zgjedhja e sulmuesit nuk ishte vetëm thjesht ekonomike.
Të qenët në qendër të projektit dhe lidhja sentimentale që e bashkon atë me City-n (babai i tij ka luajtur te Citizens) kishte gjithashtu një peshë të madhe. Veç të tjerave, Haaland e ka pasur gjithmonë dëshirën për të punuar me Guardiolën.
Te City besojnë se Haaland përshtatet në mënyrë të përkryer me ekipin dhe se ai është “qershia mbi tortë” e një organike që ende është në kërkim të Championsit.