Mbyllet marrëveshja që e bën Antonio Rudigerin futbollist të Realit të Madridit. Futbollisti i Kombëtares gjermane mësohet se ka kaluar vizitat mjekësore e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Në fakt, kjo e martë ka rezultuar me lajmë shumë të rëndësishme, pasi Manchester City zyrtarizoi Haalandin, ndërsa Borussia e Dormundit pasuesin e norvegjezit, sulmuesin e Salzburgut, Karim Adeyemi.
Ish-mbrojtësi i Romës do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin madrilen, pra deri në verën e vitit 2026.
Paga që lojtari do të marrë në kryeqytetin spanjoll do të jetë afërsisht 6.8 milionë euro në sezon pa përfshirë bonuset. Përveç kësaj, ai dhe menaxheri i tij (vëllai e tij, Sahr Senesie) do të ndajnë një bonus rreth 35 milionë euro për firmën.
Pas pesë sezoneve me Chelsea-n, skuadër me të cilën fitoi Championsin dhe Europa League-, Superkupën e Europës, një Botëror Klubesh dhe një Carabao Cup, mbrojtësi i lindur në vitin 1993 i thotë lamtumirë Premier League-ë dhe përgatitet për të nisur fazën tjetër të karrierës së tij në klubin mbretëror.