Myrto Uzuni vë firmën e tij në golin që zhbllokoi sfidën Granada-Athletic Bilbao, rezultati i së cilës është shumë i rëndësishëm për skuadrën e sulmuesit shqiptar, që po kërkon mbijetesën në këtë sprint final të sezonit.
Në minutën e 35-të të takimit, Collado i rrëmben topin mbrojtësit të ekipit bask dhe pasion për Uzunin, që edhe pse kishte mundësi të shënonte vetë, asistoi shokun e skuadrës, që pasi bëri një lëvizje të zgjuar nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Uzuni iu afrua vetë golit, por ishte i pafat, pasi topi përfundoi ngjitur me shtyllën.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Uzuni gjeti golin e parë me fanellën e Granadës, në fitoren e thellë 2-6 në fushën e Mallorcas (fitoi derbin me Muriqin).