Gjyqi i grave të ish-shokëve të skuadrës te Anglia përfundon...

Futboll

Gjyqi i grave të ish-shokëve të skuadrës te Anglia përfundon...

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:31
Gjyqi i grave të ish-shokëve të skuadrës te Anglia përfundon...

Çështja e gjyqit mes Kolen Runi dhe Rebeka Vardit, të cilat janë bashkëshortet e dy ish-shokëve të skuadrës te Anglia, Uein Runi  dhe Xhemi Vardi ka pushtuar prej kohësh median angleze.

Kolen akuzon bashkëshorten e Xhemi Vardit për shpifje ndaj saj dhe familjes Runi me anë të disa postimeve në rrjetet sociale kundër tyre.

Rebeka i është kundërpërgjigjur akuzave duke e hedhur Kolen në gjyq për shpifje, me çështjen mes të dyjave që endet prej kohësh nëpër gjykata.

Në ditët e fundit mediat britanike kanë postuar një lajm lidhur me idenë e “Netflix” për të pasqyruar çështjen, me Kolen Runin që do të donte ta përdorte gjigantin e filmave për të treguar anën e saj të historisë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo ide e bujshme do të realizohet me fansat anglez që janë në pritje të këtij bashkëpunimi të bujshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat