U përplas kokë më kokë me Gavin, Araujo tremb “Camp Noun”

Futboll

U përplas kokë më kokë me Gavin, Araujo tremb “Camp Noun”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:55
U përplas kokë më kokë me Gavin, Araujo tremb “Camp Noun”

Momente paniku në “Camp Nou” në sfidën mes Barcelonës dhe Celta Vigos. Rezultati i kësaj ndeshjeje (3-1), në fakt, kaloi në plan të dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të Araujos, i cili u përplas kokë më kokë me shokun e tij të skuadrës, Gavi.

Ky episod ndodhi në minutën e 61-të dhe për çudi, mbrojtësi uruguaian në momentet e para pas përplasjes tentoi të vijonte lojën, eci disa metra, por më pas u shtri në tokë pa ndjenja.

Stafi mjekësor i Barcelonës i shkoi menjëherë në ndihmë, por si për ironi të fatit pati për disa minuta pati edhe bllokim të barelës në momentin kur po futej në autoambulancë. Pas rreth shtatë minutash nga momenti i dëmtimit, Araujo u dërgua menjëherë në spital, por t’u mbajtur në kontroll dhe për të kryer ekzaminime të mëtejshme.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Barcelona fitoi 3-1 dhe pret vetëm matematikën për t’u konformuar në vendin e dytë në La Liga. Gjatë pjesës së parë, për skuadrën katalane shënuan Depay dhe Aubameyang.

Sulmuesi gabonez realizoi të dytin personal dhe të tretin për Barçën sapo nisi pjesa e dytë.

Situata u komplikua më tej për Celtan kur Murillo u ndëshkua me karton të kuq, por çuditërisht skuadra nga San Sebastiani arriti të shkurtonte diferencën në 3-1 me Aspas, pas një gabimi të ter stegen.

Po vetëm kaq, Barcelona administroi rezultatin në minutat e mbetura duke marrë fitoren e 21-të në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat