Elita e futbollit spanjoll, vjen sonte me disa ndeshje të javës 36-të.
Sevilla e cila po kërkon top-katërshen në shtëpinë e tyre do të presë Mallorcan e Vedat Muriqi.
Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat pasi që Sevilla që synon të qëndrojë në katërshen më të mirë të La Ligës, derisa Mallorca e Muriqit po ‘lufton’ më të gjitha forcat për të siguruar ekzistencën në La Ligë.
Interesant është edhe dueli mes Atletico Madridit dhe Elche-s. Skuadra e Diego Simeones kërkon pikët maksimale në mënyrë që të mos rrezikojë pozitën që con në Ligën e Kampionëve.
La Liga / Sonte takohen:
19:00 Alaves – Espanyol
19:00 Osasuna – Getafe
20:30 Sevilla – Mallorca
21:30 Elche – Atletico Madrid