Angel Di Maria ka këmbëngulur që Lionel Messi "nuk u kushton vëmendje" fishkëllimave që ka marrë nga tifozët e Paris Saint-Germain javët e fundit.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i është nënshtruar talljeve të rregullta që nga humbja e klubit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.
Di Maria ka zbuluar reagimin e Messit ndaj këtyre fëshkëllimëve në një intervistë me Todo Pasa në radion argjentinase “Urbana Play FM”, duke thënë: “Lojtari më i mirë në botë fishkëlliu... është e vështirë të besohet”.
“Por këtu në klub, njerëzit, ultrasit janë kërkues, janë shumë të pasionuar dhe shohin lojtarët më të mirë që vijnë dhe ne jemi eliminuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve, është normale që ata janë të zhgënjyer. Kjo ndodh kudo.
"Këtu ndodh me më të mirët në botë. Leo nuk i kushton vëmendje, është një detaj. Është futbolli. Ne e dimë se është kështu, duhet të jetë kështu.
"Ne duhet të jemi të fortë. Është futboll, gjëra të tilla ndodhin”, përfundoi Di Maria.