Drejtuesit e Interit nuk heqin dorë nga Rodrigo De Paul, të cilin e kërkuan me insistim përpara se të transferohej tek Atletico Madrid. Lojtari argjentinas cilësohet një përforcimi perfekt për mesin e fushës.
Për të mbërritur te De Paul, drejtuesit e klubit zikaltër kanë një propozim interesant për “Colchoneros”. TNT Sports shkruan se Interi i ka propozuar Atleticos një shkëmbim në merkato.
De Paul nën urdhrat e Simone Inzaghit dhe Joaquin Correa në Madrid tek ekipi i Diego Simeones. Correa po luan sezonin e parë me Interin, teksa nuk ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari.
Dy argjentinas, të dy nga 27 vjeç dhe fundi i sezonit pritet të sjellë aventura të reja në karrierën e dy lojtarëve. Interi bëri hapin e parë, tani pritet përgjigja e Atletico Madrid dhe trajnerit Simeone.