Aston Villa është duke punuar për detajet përfundimtare për të nënshkruar me Philippe Coutinhon në një marrëveshje të përhershme.
Kështu ka bërë ditur gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, është shprehur i etur për ta mbajtur përgjithmonë mesfushorin brazilian.
"Mund të përsëris se jam jashtëzakonisht i etur për të mbajtur përgjithmonë Coutinhon këtu, ne po përpiqemi dhe jemi të lidhur".
Sipas Romanos, vetëm detajet e fundit mungojnë dhe se puna është në vazhdim.
Kujtojmë se Coutinho iu bashkua Villas në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.