Mbrojtësi i djathtë korçar, Erlis Frashëri, ka fituar në FIFA gjyqin me klubin kosovar të Drenicës për një shumë që shkon rreth 10 mijë euro.
“FIFA ka vendosur që klubi i Drenicës të më shlyejë për 45 ditë borxhin, duke filluar nga data 20 prill.
Unë kam tentuar që së paku gjysmën e borxhit t’ia fal klubit, përmes marrëveshjes, por as kjo nuk më është mundësuar.
Tani nuk do t’ia fal asnjë cent”, ka thënë për mediat kosovare lojtari i Skënderbeut.