Napoli është i interesuar për futbollistin e Atalantës

Futboll

Napoli është i interesuar për futbollistin e Atalantës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:57
Napoli është i interesuar për futbollistin e Atalantës

Klubi italian, Napoli raportohet se është i interesuar për futbollistin e Atalantës, Mario Pasalic.

‘Napolitanët’ të cilët tashmë thuajse e kanë siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, tashmë janë duke menduar për përforcime të reja në skuadër.

Mediat italiane të mërkurën shkruajnë se Pasalic i Atalantës, është në listën e klubit nga ‘Diego Maradona’.

Krerët e Napolit janë duke përgatitur ofertën për lojtarin. Madje, thuhet se Napoli do t’ia ofrojë Atalantës 25 milionë euro për Pasalic.

Krahas Napolit, mësohet se lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por Napoli duket se do të jetë ‘shtëpia’ e radhës për Pasalic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat