Një histori e veçantë është ajo e tifozit Jan Veld nga Numansdorp. Mbështetësi i Feynordit do të fluturojë nga Bangkoku në Zyrih, për të mbërritur në Tiranë.
Një udhëtim që do të zgjasi për rreth 27 orë, vetëm që të ndjek finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord. Mediat holandeze i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtij rasti pasi përtej rrugës së gjatë, tifozi nuk e di ende nëse do të ketë mundësinë për të hyrë në stadium.
Ai mban kartonin si një tifoz besnik i Feynordit, por nuk e di ende nëse mund t’i jepet mundësia për të qenë në Air Albania.
Megjithatë turisti 53-vjeçar që drejton një resort në vendin aziatik është shprehur se ka prerë biletën për në Tiranë dhe njëkohësisht ka siguruar edhe hotelin, duke qenë i gatshëm që ta ndjek finalen edhe nga televizori në rastin më të keq.