Mbrojtësi i Chelseat, Rudiger nuk do të jetë përforcimi i vetëm tek Real Madridi.
Siç raportojnë mediet spanjolle, klubi nga ‘Bernabeu’ është duke u përgatitur që të godas edhe AC Milanin.
Trajneri i ‘Los Blancos, Carlo Ancelotti e dëshiron në skuadër Davide Calabria-n. 25-vjeçari është në listën e strategut italiane, edhe pse lojtari ka rinovuar kontratën e re me Milanin.
Calabria është pjesë e rëndësishme e ‘Rossonerëve’ më të cilët është duke bërë një sezon të madh. Ai ka zhvilluar 31 ndeshje këtë sezon të garave me milanistët, duke shënuar dy gola dhe tri asistime.
Reali thuhet se tashmë i ka bërë ofertën e parë Milanit për Calabria-n në vlerë prej 30 milionë eurosh.
Madrilenët janë në pritje të përgjigjes nga Milani.