Ten Hag do të nisë me një lajm të keq

Futboll

Ten Hag do të nisë me një lajm të keq

Më: 11 maj 2022 Në ora: 18:30
Ten Hag do të nisë me një lajm të keq

Futbollistët e Manchester United nuk do të jenë shumë të kënaqur, por Erik ten Hag nuk ka ndërmend t’i lërë asgjë rastësisë për ta programuar sa më mirë sezonin e ardhshëm.

Trajneri holandez, sipas Mirror, duket se ka ndërmen ta afrojë datën e grumbullimit të Djajve të Kuq me dy javë; një lëvizje e studiuar për të zhvilluar një përgatitje fizike optimale para se të flitet për taktikë dhe lëvizje.

Ten Hag, në fakt, duket se ka mbetur shumë i befasuar për keq nga forma e skuadrës në ndeshjet e fundit dhe beson se rendimenti i keq ka ardhur mbi të gjitha nga ky aspekt.

Cristiano Ronaldo me shokë duhej të paraqiteshin në qendrën stërvitore të United 4 korrikun e ardhshëm, por Ten Hag do ta ketë skuadrën në dispozicion që nga 20 qershori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat