Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, takohet me dy legjendat e futbollit, kroatin Davor Shuker dhe malazezin Dejan Saviçeviq.
Shukeri me Osijekun ka luajtur kundër Prishtinës në vitet e 80-ta sikurse edhe Saviçeviqi me Buduçnostin e Podgoricës.
Ademi bisedoi për shumëçka me Saviçeviqin dhe Shukerin.
“Me dy legjendat e futbollit të Ballkanit, Davor Shuker, anëtar i KE të UEFA-s dhe Dejan Saviçeviq, anëtar i Këshillit të FIFA-s, gjatë Kongresit të 46-të të UEFA-s në Vjenë.
Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e mëtejshme të futbollit në vendet tona”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.