Jose Mourinho është gati për tri ndeshjet e fundit në sezonin e tij të parë te Roma. Nuk është ende koha për të bërë një bilanc, duke pasur parasysh finalen që finalja e Conference League do të luhet më 25 maj, në “Air Albania”. “Special One” foli në mikrofonat e “Sky Sports Uk”, duke vënë objektivat për sezonin e ardhshëm.
Marrëdhënia me Mkhitaryan. “Ne kemi fituar tre tituj së bashku (Community Shield, League Cup, Europa League) te Man. United. Fatkeqësisht, janë tre të fundit e “Djajve të Kuq”.
Unë them “fatkeqësisht” sepse më pëlqen shumë United dhe i uroj më të mirën. Në sezonin e dytë gjërat shkuan ndryshe.
Në fillim të vitit njerëzit thane se Miki nuk ka asnjë rast me mua, por u vërteta e kundërta. Ishim shumë të sinqertë me njëri-tjetrin në atë moment, edhe me Minon, u prehtë në paqe Mino, diskutimi ishte shumë i mirë.
Unë gjithmonë përpiqem të jem shumë i sinqertë me lojtarët. E pashë që projekti im në Romë ka nevojë për një lojtar si Miki, e kuptoj edhe rëndësinë e tij në grup dhe ai po përjeton një sezon fantastik”, tha Mourinho.