Ditëlind Reshiti, futbollist i Opojës, sot ka pasur ditën më zhgënjyese në karrierë.
Reshiti dështoi nga penalltia, ndërsa Opoja nuk e realizoi qëllimin për t’u ngritur një Ligën e Dytë të Kosovës.
“Pas 2 vitesh si kampion inkuadrohemi në ligën e dytë e më shumë meritë”, shkruan në faqen e Akademia Australia.
“Të dashur bashkëlojtar dhe kryesi. Të dashur tifoz, e sidomos ju që sot ishit prezent në stadium.
E dashur familje, iu kërkoj falje secilit një nga një. E di që nuk mjafton për gjithë sakrificën tuaj brenda e jashtë fushës.
Kam gjuajtur penallti gjithë jetën, kam shënuar shumë, por pikërisht sot jo. Pjesën më të mirë të karrierës sime e kam kaluar si lojtar e kapiten i KF Opoja, jam golashenuesi më i mirë i klubit që nga rithemelimi, por pikërisht sot kur duhej më shumë se kurrë më parë nuk shënova.
Por unë jam djalë Opoje, e ashtu do mbetëm gjithmonë.
Uroj që mbështetja për klubin të vazhdojë e të rritet, sepse këta djem që sot u paraqitën në fushë, meritojnë shumë më shumë”, shkruan Reshiti në profilin e tij në facebook.