Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Italisë e cila po zhvillohet në stadiumin “Olimpico” dhe po ballafaqohen Interi me Juventusin.
Është skuadra e Simone Inzaghit ajo e cila ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli të cilin e realizoi në minutën e shtatë dhe realizues ishte Nicolo Barella.
Të dy skuadrat zhvilluan lojë shumë të hapur në 45 minutat e para dhe ashtu pritet të jetë edhe pjesa e dytë e kësaj finaleje.