Interi është fitues i Kupës së Italisë. Skuadra e Interit triumfoi pas 120 minutave, me rezultat 4:2 ndaj Juventusit.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2) dhe pas vazhdimeve u përcaktua fituesi.
Finale për t'u mbajtur mend në stadiumin "Olimpico" në Romë, gola po, lojë po, vazhdime po dhe pas 120 minutave u përcaktua fituesi i Kupës së Italisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/11/auto_33c77a92fcc3fe9e392850ba68bfccaco21652304921.jpg)
Në minutën e 7-të, Barella nga rreth 18 metra dërgon një projektil duke shënuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë të portierit Perin, i ciki vetëm me sy e shikoj se si futej topi në rrjetë.
Në fillim të pjesës së dytë, Juventusi kundërpërgjigjet brenda tre minutave, në minutën e 50-të, Alex Sandro barazon rezultatin.
Pas dy minutave (52'), në një veprim individual Vllahovq shënon për 2:1.
Në minutën e 80-të, Calhanoglu shënon nga penalltia për rezultatin 2:2.
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ishin të kobshme për “Zonjën e Vjetër”. Del në skenë kroati Ivan Perishiç, duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 98-të nga penalltia dhe në të 102-tën.
Në minutën e 103-të Juventusi kërkon penallti pas rrëzimit të Vlahoviqit në zonë., por kështu nuk mendon gjyqtari.
Në minutën e 104-të, trajnerit Allegri nuk i pëlqeu festimi i Lautaro Martinez në pankinën zikaltër dhe pas një shkëmbimi batutash iu vërsul lojtarit, duke përfunduar edhe në fushën e lojës me protesta të shumta. Një situatë që çoi gjyqtarin Valeri t’i tregonte menjëherë kartonin e kuq trajnerit të Juventusit
Ndeshje me rivalitet deri në fund, ndërsa Interi ia doli dhe kremton këtë trofe të çmueshëm.