Federata Italiane e Futbollit ka shpallur emrat e gjyqtarëve, asistentëve, arbitrave të katërt, VAR dhe AVAR që do të drejtojnë ndeshjet e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit të Serie A 2021-2022, që do të luhen në fundjavë.
Milan-Atalanta, që është planifikuar të luhet këtë të dielë në orën 18:00, do të drejtohet nga Daniele Orsato, aistentë do jenë Preti dhe Giallatini, arbitër i katërt është caktuar Rapuano, VAR Irrati dhe AVAR Dionisi.
Teksa në ndeshjen Cagliari-Inter, që luhet po të dielën, por në orën 20:45 drejtësi do të vendosë Daniele Doveri, asistentë Ranghetti dhe Vivenzi, arbitër i katërt do jetë Max, VAR Di Bello dhe AVAR Zufferli.
Milani nuk ka fituar në “San Siro” me Orsaton si arbitër që nga 6 janari 2010. Në atë ditë “kuqezinjtë” mposhtën Genoan, skuadër e drejtuar nga trajneri aktual i Atalantas, Gasperini, 5-2.